EMRAT/ Ruanin të armatosur parcelën më kanabis në malin e Tomorrit, arrestohen babai dhe dy djemtë

Tre persona janë arrestuar në Poliçan, pasi u kapën duke ruajtur bimët narkotike të armatosur.

Në pranga kanë rënë Aurel, Florian, Halil, Dyrmishi dhe Gëzim Vzhari. 32-vjeçari u kap në flagrancë teksa ujiste bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Tozhar, në bashkëpunim me 2 të arrestuarit e tjerë.

Nga kontrollet u gjetën edhe tri armë zjarri të cilat përdoreshin për të ruajtur parcelën.

Njoftimi i policisë:

Poliçan/Finalizohet si rezultat i një hetimi proaktiv, faza e dytë e operacionit policor anticannabis, të koduar “Tomorri”.

Të armatosur, ruanin bimët narkotike që kishin kultivuar në fshatin Tozhar, vihen në pranga 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë).

Gjithashtu, arrestohet në Durrës pronari i sipërfaqes së tokës ku ishin kultivuar bimët narkotike. Procedohet penalisht vëllai i tij, për posedim pa leje të një arme gjahu.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 125 bimë narkotike cannabis sativa dhe sekuestrohen 4 armë gjahu.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar dhe të DVP Berat, si rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer me Prokurorinë e Beratit, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Tozhar, Poliçan, nga disa shtetas, finalizuan fazën e dytë të operacionit policor anticannabis, në nivel qarku, të koduar “Tomorri”.

Në kuadër të kësaj faze u arrestuan shtetasit H. D., 58 vjeç, F. D., 32 vjeç dhe A. D., 29 vjeç (babai dhe 2 djemtë). 32-vjeçari u kap në flagrancë teksa ujiste bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Tozhar, në bashkëpunim me 2 të arrestuarit e tjerë, 125 bimë cannabis sativa të cilat u asgjësuan nga Policia, nëpërmjet djegies. Nga kontrollet, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 3 armë gjahu që posedoheshin pa leje, me qëllim ruajtjen e sipërfaqes me bimë narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, u kap dhe u arrestua shtetasi G. V., 63 vjeç, aktualisht banues në Durrës, pasi bimët u gjetën të kultivuara në tokën në pronësi të tij, në fshatin Tozhar.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V., 59 vjeç (vëllai i 63-vjeçarit), banues në fshatin Tozhar, pasi iu gjet në banesë dhe iu sekuestrua si provë materiale, një armë gjahu që posedohej pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
[10:50, 26/08/2023] Neës Titra: Poliçan-arrestuar gjatë fazës së dytë të operacionit “Tomorri”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, shtetasit Aurel, Florian, Halil, Dyrmishi dhe Gëzim Vzhari.

Proceduar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, shtetasi Hysen Vzhari.

 


Shtuar 26.08.2023 11:09