EMRAT/ Kriminelë dhe me precedent penal, kush janë emigrantët shqiptarë që u dëbuan nga Anglia drejt Shqipërisë

Mediat britanike kanë zbuluar emrat e kriminelëve shqiptarë që janë depërtuar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë ditën e djeshme.

Mes kriminelëve të dëbuar ishte Rudin Gripshi, 49 vjeç, i cili u burgos për 13 vjet si anëtar i një bande të Midlands, i në trafikun e 1 milion paund kokaine.

Mes tyre ishte edhe Gazmir Mule, i cili u dënua me 12 vjet për posedim droge dhe Andrea Zekaqis, 31 vjeç, i cili u burgos me katër vjet e gjysmë për furnizim me drogë.

Mësohet se Gripshi dhe Zekaqis kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, shkruan Daily Mail.

Sipas Daily Mail, 32 prej 42 të deportuarëve ishin kriminelë, të cilët ishin dënuar gjithsej me 89 vjet burgim. Gjithashtu në çarter ishin gjashtë persona që kishin kërkuar azil në Britani dhe katër shkelës të tjerë të imigracionit, pra kishin shkuar në Angli ilegalisht.

Avioni u ul në aeroportin e Tiranës dje në drekë, nën shoqërimin e oficerëve të Agjencisë së Zbatimit të Emigracionit që mbikëqyrën operacionin.

Kujtojmë se dje Anglia depërtoi 42 shqiptarë në Shqipëri, pas vendimit të qeverisë britanike për të larguar nga toka e tyre emigrantët e paligjshëm.


Shtuar 23.12.2022 11:17