EMRAT/Kishin përshtatur lokalin për lojëra fati, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia në Tiranë, në vijim të operacionit “Fati i lojërave” ka arrestuar shtetasit Ilir Kotori dhe Xhefri Ismaili, pasi kishin përshtatur lokalin për lojëra fati.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijon operacioni “Fati i lojërave”.

Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 3 njësi kompjuteri, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë të kundërligjshme të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:  I. K., 44 vjeç dhe Xh. I., 24 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tyre, në rrugën “Studenti”, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularët e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të operacionit “Fati i lojrave” u arrestuan shtetasit Ilir Kotori dhe Xhefri Ismaili

Shtuar 28.07.2021 10:37