EMRAT/ Ju bë atentat në Fushë-Krujë, kush janë dy të plagosurit që u paraqitën tek “Trauma”

Para pak minutave në Fushë-Krujë ndoshi një atentat me armë zjarri ku u plagosën dy perona.

Gentjan Bejtja dhe Klodjan Stafuka, janë dy personat e plagosur që u paraqitën pak më parë në spitalin e “Traumës”.

Burime për albeu.com bëjnë të ditur se dy personat e plagosur i kanë shpëtuar një atentati të ndodhur në rrugë.

Të shtënat e atentatorëve kanë kapur vetëm Gentjan Bejtjan i cili udhëtonte në të njëjtën makinë me Klodjan Stafuka. Ky i fundit ka mbetur i plagosur nga dalja e makinës nga rrugë si pasojë e humbjes së kontrolli pas të shtënave me armë zjarri.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Gentjan Bejtja ka marrë një plumb në krah dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nën kujdesin e mjekëve është edhe i dëmtuari nga aksidenti Klodjan Stafuka.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 9.01.2022 19:24