PSG me 11 mungesa ndaj Lyon-it

Paris Saint Germain  ka një ekip të tërë mungesash në sfidën ndaj Lyon për shkak të dëmtimeve dhe mbi të gjitha Covid-19.

Trajneri Pochettino pak orë para ndeshjes ka publikuar listën e të grumbulluarve për këtë duel ku përveç mungesës së Messit dhe Neymar bien në sy edhe mungesat e Bernat, Danilo Pereira, Donnarumma, Di Maria, Draxler e Sergio Rico të cilët janë me Covid-19 ndërkohë që Hakimi, Diallo e Gueye janë të grumbulluar në Kupën e Afrikës.

11 mungesa për një sfidë të rëndësishme e cila nuk i dihet se kush do të dalë fitues. /h.ll/albeu.com


Shtuar 9.01.2022 19:12

Tags: , ,