Një infermiere e quajtur Elisabeta Bardhollari, është arrestuar nga Policia e Tiranës.
Ajo akuzohet se u vidhte pacientëve kartat e ID dhe ia dorëzonte shitëses së dyqanit.
Policia njofton se në pranga ka rënë edhe shitësja e dyqanit, Orjada Hoxha e cila merrte kredi në emër të pacientëve për të blerë pajisjet në dyqanin ku ajo punonte.
Në kuadër të operacionit policor të quajtur “Elektro” janë sekuestruar pajisje të shumta elektroshtëpiake me vlerë 40.000.000 lekë. Infermierja u merrte kartat e ID e më pas ia jepte shitëses e cila tregonte pajisjet elektroshtëpiake, kjo e fundit i blinte me emrat e personave të tjerë dhe në bashkëpunim me njëra-tjetrën i shisnin. Policia dyshon se në këtë skemë mashtrimi ka dhe persona të tjerë të përfshirë ndaj ka nisur hetimi për këtë ngjarje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar operacioni policor i koduar “Elektro”. Iu vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi, vihet në pranga infermierja. Në pranga edhe shitësja e një dyqani, e cila merte kredi në emër të pacientëve, për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte. Sekuestrohen pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, me vlerë rreth 40.000.000 lekë.Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Elektro”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetaseve:E. B., 39 vjeçe dhe O. H., 32 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. H.Nga hetimet ka rezultuar se shtetasja E. B., e punësuar si infermiere në spital, vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte shtetases O. H., e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake Shtetasja O.H. i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.
Infermierja e spitalit të psikiatrisë Elisabeta Bardhollari vidhte kartat e identitetit nga pacientët dhe së bashku me shitësen e dyqanit të “GoTech” aplikonin për kredi në institucionin e kredidhënies “IuteCredit”, nga ku tërhiqnin para përmes aplikimeve online . Shitësja e dyqanit “GoTech” Orjada Hoxha merrte kredi në emër të pacientëve, për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte ndërsa bashkëpunonte me infermieren. Gjithashtu u ndoq penalisht A. H që shërbente si transportues dhe bashkëpunëtor i të dyjave.
Operacioni policor “Elektro” ka sekuestruar pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, me vlerë rreth 40.000.000 lekë. Strukturat e policisë po punojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe gjithashtu pritet të zbulohet nëse institucioni financiar “IuteCredit”, ka abuzuar nga ana e tij duke i ofruar lehtësira grupit që merrej me këtë aktivitet të paligjshëm./albeu.com