Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tepelenë, në lagjen “Selam Musai”. ku rreth orës 09:40 të ditës së sotme një 42-vjeçar ka goditur me thikë gruan e tij, e më pas dhe veten.
Mësohet se 42 vjeçari Lulëzim Nanaj ka plagosur gruan e tij Floreta Nanajn në veshka.
Për shkak të plagëve të marra, gjendja shëndetësore e 40-vjeçares është e komplikuar dhe ajo është nisur me helikoptër drejt spitalit të Traumës për të marrë mjekim të specializuar. Ndërkohë 40-vjeçari po merr ndihmën mjekësore në Tepelenë./albeu.com