Emocionuese! Momenti kur familja e Bashës ngjitet në podium (FOTO LAJM)

Ditën e sotme Basha hapi fushatën zgjedhore të opozitës së bashkuar.

Në shesh mes simpatizantëve ishte edhe familja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Kur Kryedemokrati mbylli fjalën e tij në podium u ngjitën bashkëshortja Aurela dhe dy vajzat, Dafina dhe Viktora.

Ata vrapuan njëra pas tjetrës për të përqafuar të atin. Të katër si familje të përqafuar zbritën.

Ndërkohë podiumi u mbush me tollumbace dhe zbukurime në ngjyrë blu.

 


Shtuar 25.03.2021 20:09