Ditën e sotme Elton Metaj, autori i vrasjes së Sabrina Bengaj, është njohur me masën e sigurisë. Gjykata e Fierit ka vendosur “arrest shtëpie” për të, ndërsa mësohet se gjatë seancës, i rënduar psikologjikisht, ai disa herë ka qarë.
Për të justifikuar vrasjen ai ka thënë se e ka vrarë Sabrinën, për shkak të presionit të vjehrrit.
“E doja Sabrinën, por e bëra për shkak të kërcënimeve të shumta dhe nga presioni i vjehrrit”, mësohet të ketë deklaruar ai.
Në lidhje me armën me të cilën i mori jetën ish-bashkëshortes, ai ka thënë se e ka blerë për vetëmbrojtje./albeu.com