E vrau me bukë në gojë, Elton Metaj shkruan nga burgu: Fajtor është babai i saj, e pashë me të dashurin(FOTO LAJM)

Vrasja e Sabrina Bengajt ka tronditur mbarë opinionin publik ku jeta e të rese 23-vjeçare, nënë e një vajze të mitur, u pre në mes nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj.

Ndërkohë që autori i krimit gjendet në burg, me anë të një letre publike ka zbardhur sipas tij, rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Duke pranuar krimin e rëndë, Metaj ka hedhur akuza ndaj babait të Sabrinës, pasi sipas tij nuk e ka lejuar atë të krijonte sërish lidhje me viktimën.

Sipas Metajt, mes Sabrinës dhe tij ishte krijuar sërish një lidhje dashurie pas daljes nga burgu por këtë nuk e aprovonte familja e saj.

Ndër të tjera, ai “akuzon” viktimën se kishte lidhje dashurie me një djalë tjetër, dhe ka qënë pikërisht zbulimi i lidhjes, sipas tij, që e çoi atë në tragjedi.

“Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”.

Letra e Elton Metajt nga burgu:

Unë Elton Meta dua të sqaroj opinionin publik se çfarë ka ndodhur përsa i përket veprimit tim. Jam liruar nga spitali i Zaharisë më datë 26 korrik, një ditë më pas jam takuar me ish-bashkëshorten time. Më datë 1 gusht, Sabrina merr leje nga puna dhe kemi ndenjur bashkë, kemi kryer marrëdhënie seksuale.

E shoqëroja në punë, por gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos e kuptonte se ne i kishim rregulluar muhabetet. Mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë.

Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ish-vjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë i mora seriozisht. Kam shkuar në Polici dhe oficeri i policisë, Eugeni më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Sabrina më tha se babai e ka marrë vesh dhe do na zhdukte të dyve.

Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin.

Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”.

Vrasja e Sabrina Bengajt:

Sabrina Bengaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj në prag të shtëpisë, në një kohë ku ajo sapo ishte kthyer nga puna. Familjarët dhe burimet pranë vendngjarjes bëjnë me dije se në kohën e krimit, Sabrina po hante darkë.

Autori, ish-bashkëshorti, e kishte kërcënuar dhe më herët Sabrinën, me të cilën kishte edhe një vajzë të mitur. Rreth 1 vit më parë, në shtator, autori ishte armatosur dhe mori peng të gjithë familjen, ngjarje për të cilën u desh dhe ndërhyrja e RENEA-s.

Elton Metaj nuk e pranonte ndarjen nga Sabrina, me të cilën kishte një lidhje dhe bashkëjetesë që kur viktima ishte vetëm 13-vjeçare. Gazetarja investigative Anila Hoxha deklaroi se autori e kishte kërcënuar edhe nga burgu viktimën, duke e paralajmëruar atë për vrasje. Pavarësisht kërcënimeve, dhe denoncimit të saj në polici, autori u lirua nga burgu duke e cilësuar atë “të sëmurë mendor”, rrethanë e cila coi në tragjedinë e rëndë në Fier. /albeu.com/


Shtuar 16.09.2021 15:47