Eliminimi e Ergys Dashit me 20 plumba, Xhoana trondit me rrëfimin e saj: Isha shtatzënë, më sollën foton e tij të shtrirë përmbys

Ish-konkurrentja e “Love Island Albania”, Xhoana Kurti, në një intervistë televizive, mes emocionesh ka rrëfyer momentin e vështirë kur mori vesh për vdekjen e Ergys Dashit.

“Më mori në telefon edhe një shoku i tij që donte të fliste me të, ndërsa mua më vjen një foto dhe më thotë a është ai. Më vjen fotoja e vrarë dhe mua më ra pika. Ishte përmbys dhe shpresoja që të ishte gjallë… Kam bërtitur shumë dhe isha më një shoqe i thashë që kanë eliminuar Gysin. Kur më konfirmuan vdekjen nuk mbaj mend asgjë dhe përjetova depresion”, rrëfeu ajo.

Kujtojmë se Dashi u eliminua në Ekuador në janar të vitit 2022, në një atentat teksa ndodhej në një lokal, ku mbi të u zbrazën me 20 plumba.


Shtuar 23.12.2023 09:01