Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Ardian Baloshit mesditën e sotme në Kamëz, prej Sadik Llanajt. Raportohet se të dy janë banorë të zonës.
Sipas informacioneve, sherri mes tyre ka ndodhur në rrugë. Viktima është dërguar në spital nga kalimtarë të rastit.
Të lidhura
Autori Sadik Llanaj, ka qenë duke lëvizur me një makinë me të cilën është larguar pasi kreu vrasjen.
Ardian Baloshi, ndodhej me persona të tjerë kur autori Sadik Llanaj, i është afruar me automjetin e tij.
Sipas burimeve, dyshohet se mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm.


