Ekzekutimi mafioz i Hekuran Billës, prokuroria kërkon 3 muaj shtesë kohë për hetimet

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Prokuroria e Tiranës kërkon zgjatje të afatit të hetimit për Sebastian Malin dhe Viktor Markun, të cilët janë nën akuzë për vrasje me paramendim të Hekuran Billës.

Prokuroria konkretisht ka kërkuar tre muaj shtesë gjykatës për hetimet.

Kush ishte Hekuran Billa?

Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, është një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje mbetur ne tentative” dy herë si dhe “Plagosje me dashje”. Ekzekutimi tij ka sjellë nxjerrjen në dritë dhe rastin e një të dënuar me burgim të përjetshëm, por që çuditërisht shëtiste i lirë dhe me BMW X6, në Shqipëri.

Hekuran Billa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 22 vjeçarit Prel Marku dhe plagosjen e rëndë të Musa Rrahmanit dhe një personi tjetër. Më pas Billa është deportuar nga Anglia në Shqipëri me qëllim vuajtjen e dënimit me burg përjetë në Shqipëri.

 


Shtuar 17.06.2021 12:54