Ramës i shfaqet në takim studenti ekselent që protestoi kundër tij në 2018: Jemi takuar më parë apo jo?

Kryeministri Rama edhe ditën e sotme ka zhvilluar një takim me studentët ekselentë shqiptarë të cilët kanë aplikuar për të punuar me qeverinë në mandatin e ardhshëm.

Një ndër të rinjtë, ishte një student i cili ka marrë pjesë në një protestë kundër Ramës sa dhe vetë kryeministri e kishte mbajtur mend si fytyrë.

BISEDA:

Rama: Ne jemi takuar bashkë apo jo?

Hansi Kapllani: Po.

Rama: Për dijeninë tuaj ne jemi takuar bashkë se doli në protestë fuqishëm kundër meje, prandaj e kam takuar, dhe pastaj ramë dakord që të mos biem dakord, por të jemi shok.

Hansi Kapllani: Kjo është e bukura e këtyre takimeve. /albeu.com/

 

 


Shtuar 17.06.2021 12:52