Një i ri ka denoncuar në Polici se është sulmuar dhe dhunuar mes Tiranës nga disa persona.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Me datë 16.06.2021, shtetasi me iniciale E. M., 21 vjeç, kallëzon se në rrugën “Vëllëzërit Manastirli” e kanë goditur disa persona ende të paidentifikuar. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas marrjes së kallëzimit e kanë pajisur të dëmtuarin me vendimin mjeko-ligjor dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.