Ekzekutimi i Armando Beqirit, kush është killeri shqiptar që ishte prej kohësh në kërkim

Policia e Islandës ka arritur të hedh dritë mbi ekzekutimin mafioz të shqiptarit Armando Beqiraj më 13 shkurt të këtij viti. Ekzekutorit i tij quhet Angjelin Stërkaj nga Shqipëria i lindur më 1986.

Angjelin mund të dalë para trupës së gjykimit për rreth 2- javë ku do të zbulohet edhe dënimi për të.

Armando drejtonte një kompani sigurie me disa bashkatdhetarë të tij. Policia tha në një konferencë për shtyp se ai kishte pasur lidhje me botën e krimit, ku dyshohet se ka ardhur edhe shkaku i krimit.

Por kush është autori i vrasjes?

Angjelin Stërkaj nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Sipas mediave ndërkombëtare ai ka jetuar në Islandë për rreth 7 vjet dhe është e qartë se kishte armiqësi midis tij dhe Armando Beqirit, të ndjerit.

Angjelin u arrestua tre ditë pas vrasjes së Armandos. Ai vazhdimisht e mohoi fajin para hetuesve dhe nuk pranoi derisa të dhënat e policisë zbuluan se ai ishte vrasësi.

Arma e vrasjes ishte një pistoletë me kalibër 22 me silenciator. Policia gjeti armën e vrasjes në det e cila i ishte vjedhur një personi që kishte licencë për të. Prandaj, arma e vrasjes rezultonte fillimisht e regjistruar ligjërisht.

Burimet për mediat islandeze pretendojnë se armiqësia personale midis Armando dhe Angjelin është arsyeja kryesore e vrasjes.

Deri tani janë arrestuar katërmbëdhjetë persona për vrasjen e Beqirit. Ata janë me origjinë nga Islanda, Shqipëria, Rumania, Spanja, Italia, Portugalia, Estonia, Serbia, Lituania dhe Bjellorusia.

Disa prej tyre kanë jetuar në Islandë për disa kohë, por disa erdhën në këtë shtet pak para se të kryhej vrasja.  Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës (13 shkurt) në hyrje të shtëpisë duke u qëlluar me të paktën 5 plumba.

33 vjeçari nga Tepelena la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.

Shtuar 27.03.2021 10:03