Ekzekutimi i 60-vjeçarit shqiptar në Greqi, policia dyshon se porosia u bë nga burgu: Ishte “lojtar i fortë” në trafikun e narkotikëve

Kanë dalë detaje të reja mbi ekzekutimin e 60-vjeçrit shqiptar Thimi Prifti, i cili u qëllua në zonën e Paleo Faliro në Athinë.

Siaps asaj që raportojnë mediat helene, 60-vjeçari Thimi Prifti nga Berati, mund të jetë vrarë për prishje të pzareve të drogës.

Mediat raportojnë se policia dyshon se vrasja e Priftit mund të jetë porositur nga burgu.

Sipas autoriteteve, viktima ishte një “lojtar i fortë” i trafikut të drogës dhe kishte krijuar rivalitet gjatë kohës që ishte vetë i burgosur, pasi ishte arrestuar disa herë në të kaluarën, pikërisht për drogë.

Si ndodhi vrasja në Paleo Faliro

60-vjeçari sapo kishte mbërritur jashtë shtëpisë së tij në rrugën Atlantos në Paleo Faliro. Ai zbriti nga motori dhe më pas, sipas dëshmitarëve, i është afruar një burrë i maskuar, i cili e ka qëlluar tre herë me pistolet.

Megjithatë, ishte vetëm një plumb që e goditi në gjoks dhe përfundimisht i shkaktoi vdekjen. 60-vjeçari u dërgua me urgjencë në Evangelismos, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të mbijetonte.

Sipas dëshmive, autori dyshohet se ka shkuar në vendngjarje në këmbë dhe është larguar në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, ajo që po merret në konsideratë është nëse ai ka përdorur një mjet arratisjeje më pas.

Konkretisht, përballë vendit ku ka rënë i vdekur 60-vjeçari ndodhet një park, ndaj autoritetet e konsiderojnë me shumë gjasa që ose ta ketë pritur ndonjë bashkëpunëtor aty, ose të ketë lënë vetë një motor ose një makinë për të shpëtuar pas ekzekutimit.

 

 


Shtuar 1.12.2023 21:45