Ekstradohet nga Italia Bujar Shega, krahu i djathtë i Suel Çelës

Ekstradohet nga Italia Bujar Shega, i njohur dhe me emrin Marsel, i njohur si krahu i djathtë në organizatën kriminale të të fortit të Elbasanit, Suel Çela.

Shega ishte ndaluar në vendin fqinj prej nëntorit të kaluar.

Të lidhura

None found

Me kërkesë të Spak për 52-vjeçarin, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Bujar Shega, i njohur dhe me emrin Marsel dyshohet për disa vepra penale.

Ekstradimi i Shegës në Shqipëri, është kryer dhe me pëlqimin e tij.

Bujar ( Marsel ) Shega dyshohet për:

* “Trafikimi i narkotikeve”, kryer ne forme tê veçantë te bashkëpunimit, atë të grupit te struktruar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i pare tê K.Penal, fakt penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku eshtë sekuestruar sasia prej 930 kilogram lëndë narkotike kokainë;

“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal;

“Pastrimi i produkteve tê veprës penale ose veprimtarise kriminale”, parashikuar nga neni 287/1, gërmat “a” dhe “b” tẻ K.Penal

Shega pritet të dalë para GJKKO për verifikimin e masës arrest me burg dhënë në mungesë


Shtuar 3.04.2025 12:14