Eksperimenti: Dy fjalët që ju fusin me sekonda në burg në Rusi (VIDEO)

Një ekperiment tregon se shpajt mund ta shohësh veten pas hekurave në Rusi, duke treguar qartë dhunën e Krimlinit ndaj fjalës së lirë.

Pamjet tregojnë kur një vajzë arrestohet vetëm 3 sekonda pasi nxori një letër me një shënim, ku shkruhej: DY FJALË.

Por kaq është e mjaftueshme për të provokuar një arrestim nga policë të armatosur gjer në dhëmbë.

Gruaja thotë përpara një kameramani që filmon: “Do të them thjesht ‘dy fjalë’. A do më arrestojnë për këtë apo jo”.

“Po të arrestojnë që tani,” thotë kameramani i habitur.

Por akoma më e habitshme bëhet situata më vonë. Një grua vjen te kameramani dhe thotë se ai nuk duhet të filmojë vetëm ata që janë kundër luftës, por edhe ata që e përkrahin. Teksa ajo po flet duke deklaruar mbështetjen për Putinin, tre policë afrohen dhe e marrin nga krahët.

Rusia ka arrestuar mijëra protestues që kanë dalë kundër luftës.


Shtuar 14.03.2022 13:17