Aktorja Egla Ceno deklaroi sot, gjatë protestës së 114-të kombëtare kundër qeverisë, se në Shqipëri qytetarët kanë frikë të protestojnë për shkak të presioneve dhe kërcënimeve nga patronazhistët.
Sipas saj, këta të fundit paralajmërojnë protestuesit se mund t’i largojnë nga puna, madje kërcënimi shkon deri te kushëriri i pestë. Ceno tha gjithashtu se në administratë ka shefa të caktuar nga partia dhe se qytetarëve u është mohuar dinjiteti.
Të lidhura
None found
Aktorja u shpreh se Edi Rama dhe qeveria e tij duhet të largohen, pasi, sipas saj, ia kanë lodhur shpirtin popullit. Ajo theksoi se njerëzit e mbledhur në shesh nuk janë aty për kapriço, por për të kërkuar dinjitet.
Ceno u bëri thirrje protestuesve të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lejojnë përçarjen deri në rrëzimin e qeverisë. Në fjalën e saj, ajo e cilësoi Edi Ramën si “kancer” dhe “njeri të neveritshëm”, duke i kërkuar të marrë atletet dhe të largohet.
