Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt qendrës së Tiranës: “Arrestoni Ramën!”

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit e shumtë të mbledhur para Kryeministrisë vijuan aksionin e tyre me kritika dhe akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Marshimi i revoltës qytetare nisi në drejtim të Sheshit Skënderbej, ndërsa më pas pritet të vijojë në rrugët kryesore të Tiranës.

Të lidhura

None found

Gjatë lëvizjes drejt pikës qendrore të kryeqytetit, qytetarët brohoritën njëzëri thirrje si “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Arrestoni Ramën”, ndër të tjera.


Shtuar më 21.09.2026 20:59