“Edi Rama i korruptuar në dosjen McGonigal”, Noka nga protesta: Nuk ia doli të shkatërronte opozitën, do ta rrëzojmë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka e ka cilësuar 20 shkurtin si një ditë që do të mbahet mend. Nga podiumi para kryeministrisë ku po zhvillohet protesta e PD, Noka akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se” vjedh dhe blen vota, ndan pasuritë e vendit dhe është në krye të cdo afere.”

Noka: Sot me vërshimin tuaj madhështor Edi Rama është i vetmi person që është nervoz, është i shqetësuar sepse nuk ia doli dot të shkatërronte opozitën. Nuk ia doli të shkatërronte pengesën për pushtetin e tij të përjeshtëm, PD dhe opozitën shqiptare. Edhe pse na e burgosi liderin tonë, pa prova, pa fakte, ne jemi sot për t’i thënë Edi Ramës se opozita është këtu, është në këmbë, e papërkulur, e bashkuar dhe e gatshme për ta rrëzuar. McGonigal u dënua në SHBA për aferën me Edi Ramën. Edi Rama rezulton edhe korruptues edhe i korruptuar në atë dosje. Ndaj ne sot i themi nuk të pranojmë më për kryeministrë sepse ne nuk mund të kemi kryeministër hajdut.

Noka tha se sot janë më të bashkuar se kurrë. Ai shtoi se nuk do të ndalen derisa t’i sigurijnë Shqipërisë votën e lirë dhe zgjedhjet e ndershme./albeu.com


Shtuar 20.02.2024 18:20