Edhe prezantuesja e famshme Simona Ventura denoncon Wizz Air

Përmes një videoje në Instagram prezantuesja e famshme italiane Simona Ventura tregon se si fluturimi i saj drejt Napolit u anulua në sekondat e fundit. Ajo eshte shprehur se ka rënë viktimë e mos korrektësisë së kompanisë së fluturimeve Wizz Air.

Ajo tenton të pyes punonjësit se pse ndodhi anulimi, por askush nuk i përgjigjet. Prezantuesja u kërkon ndjekësve të saj që të kenë kujdes nga kompania Wizz Air.

“Po qëndrojmë këtu prej 4 orësh thotë ajo. Kujdes nga kjo kompani! Jam pa fjalë. Kompanitë low cost duhet të bëjnë detyrën, sepse ne nuk e marrim falas shërbimin, e paguajmë. Këtu ka dhe fëmijë!

Në video shihet i tensionuar bashkëshorti i saj, i cili kërkon që të njoftohet policia.

View this post on Instagram

A post shared by Simona Ventura (@simonaventura)

Shtuar 19.06.2022 21:28