“E vrava për …”, çfarë tha autori i krimit në Kamëz pas ngjarjes (DETAJE TË REJA)

Vijojnë të dalin detaje të reja nga ngjarja tragjike në Kamëz, ku pas një sherri banal mes fqinjëve u vra një person dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Burime bëjnë me dije se 70-vjeçari Maliq Marku pasi ka vrarë me pistoletë fqinjin e tij Shefqet Hasa dhe plagosi Besim Keçën, ka thënë se i vrau për një kanal.

Si ndodhi ngjarja

Shkak i sherrit është bërë kanali i ujërave të zeza, për ndërtimin e të cilit të gjithë banorët e lagjes kishin mbledhur para, vetëm Maliq Marku nuk kishte kontribuuar pasi nuk ndodhej në Shqipëri.

Pas kthimit nga Anglia, ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalin.

Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët sot i kanë thënë që nuk do ta ndërtonte. Në gjaknxehtësi e sipër ka mar pistoletën dhe ka qëlluar. 4 plumba ka marrë viktima Shefqet Hasa, ndërsa 2 plumba, 1 në bark e 1 në këmbë i plagosuri.

Në momentin e të shtënave, në afërsi të zonës ka qenë Specialist i Policimit në Komunitet, i cili e ka dëgjuar dhe më pas është afruar dhe ka gjetur personin e plagosur duke vrapuar, e ka vendosur me makinë. Më tutje ka gjetur të vdekur Shefqet Hasën.

Na hyrë në banesë dhe brenda autori Maliq Marku fillimisht ka bërë rezistencë për t’u dorëzuar, por pas negociatave ka hedhur armën në bahçe dhe më pas i kanë vënë prangat. Në deklarimet e para ka thënë se e vrava për punë kanali.

Çfarë tha shefi i Komisariatit të Kamzëz

Shefi i Komisariatit nr. 5, Oliger Torba, dha të tjera detaje në lidhje me vrasjen që ndodhi këtë të enjte në Kamëz.

Ai u shpreh se autori Maliq Marku, 70 vjeç u arrestua në banesën e tij fill pas ngjarjes. Rezulton se arma që ai ka përdorur është pa leje dhe është sekuestruar.

Oliger Torba: Autori quhet Maliq Marku, 70 vjeç, u arrestua në banesën e tij. Është bërë dokumentimi i ngjarjes. Rezulton se janë dy persona të dëmtuar, Shefqet Hasa i cili ka ndërruar jetë dhe Besim Keqa që ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Motivi i konfliktit është për motive të dobëta. Ne po bëjmë veprimet tona procedurale. Autori akoma nuk është pyetur sepse është shumë shpejt. Arma ishte pa leje dhe u kap nga shërbimet e policisë në banesë.

Pyetje: Thatë për një konflikt për motive të dobëta, për çfarë bëhet konkretisht fjalë?

Oliger Torba: Bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza, që po verifikohet nga ana jonë. Janë në një lagje. Konflikti ka qenë i çastit, pasi nga ana e kanalizim ujësjellësit kanë marrë piketimin dhe kanë kryer veprimet administrative

Pyetje: Banorët shprehen për konflikte të hershme mes tyre?

Oliger Torba: Nuk kemi pasur informacione të tilla. Konflikti ka qenë i çastit.


Shtuar 30.11.2023 17:53