E vrau shoku, VIP-at shqiptarë në zi për Mehmet Qemën (FOTO LAJM)

Mehmet Qema, 27 vjeçari i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme nga shoku i tij Marjus Dema njihet edhe si një nga miqtë e shumë repërëve shqiptarë, por jo vetëm.

Lidhur me vrasjen e tij, kanë shprehur ngushëllime familjarëve miqtë e tij si Mozzik, Getinjo, Baby G, Majk Veli, Meriton Mjekiqi, Romeo Veshaj, Stresi etj.

Teksa kanë publikuar foto të të ndjerit, shkruajnë se nuk mund ta besojnë këtë që ka ndodhur.

Vetë autori është dorëzuar në polici paraditen e sotme ku bëri me dije se nuk e dinte që arma ishte e mbushur. Pas tij, janë vetëdorëzuar edhe personat e tjerë të pranishëm në momentin e krimit.


Shtuar 11.05.2021 14:39