E varur nga Kina? Rusia “në nevojë” prej sanksioneve perëndimore

Teksa Rusia mbetet e angazhuar në luftën e saj në Ukrainë duke i përdorur të gjitha “fuqitë” e saj për të mposhtur fqinjin që nuk ishte aq i dobët saç pendehu Putin Kina po fuqizohet duke përdorur ndikimin e saj në Azinë Qëndrore.

Sanksionet e forta perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës kanë ndikuar shumë në ekonominë ruse e cila përtej propagandës së Putinit është në një rënie të shpejtë.

Kompani dhe marka të fuqishme ndërkombëtare janë larguar dhe janë bllokuar shumë operacione bankare, që ka sjellë edhe probleme me papunësinë dhe ekonominë ruse. Ndfikime që priten të jenë më të ndjeshme në fillim të vitit që vjen.

Gjiganti aziatik, Rusia, një nga vendet me pasuri të panumërta natyrore (me të cilat po mban “varur” dhe Bashkimin Europian) sot i ka kthyer sytë nga India dhe Kina për eksporte duke qenë se Perëndimi e ka izoluar totalisht.

Në një kohë që Rusia e ka fokusuar gjithë vëmendjen në Ukrainë, Kina po merr vendin e lënë “bosh” në Azinë Qëndrore.

Analistët shkruajnë se kinezët nuk duan të bëjnë të njëjtin gabim të europianëve duke krijuar varësi energjetike nga Rusia, ndaj lideri kinez nxiti marrëdhënie më të ngushta me me Kazakistanin e pasur me naftë, gjatë udhëtimit të tij në Azinë Qendrore. Kinezët po tregohen të matur në hapat që po hedhin.

Vetëm pas kësaj vizite zyrtare, lideri kinez u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Samarkand të Uzbekistanit. Kina është blerëse e madhe e naftës dhe gazit rus por po tregohet e matur me aleatin aziatik.

Europa ndërkohë, ku Putini shpresonte që ta përdorte si armë energjitikën, është bashkuar në politikat e saj dhe ka ndikuar në uljen e çmimit të gazit dhe naftës në nivel ndërkombëtar.

Strategjia ekonomike e Putinit është në vështirësi.


Shtuar 19.09.2022 15:03