E “shembën” me breshëri plumbash, 30 të shoqëruar për ekzekutimin Edmond Çeçikit

Detaje të reja  janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e Edmond Koçit, mëngjesin e djeshëm në Durrës. 40-vjeçari, i njohur edhe si Edmond Çekiçi mbeti viktimë e një atentati pranë Zyrës Arsimore.

Deri tani janë shoqëruar rreth 30 persona, mes tyre edhe të afërm e të dyshuar.

Një nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo e dyshimit për konflikte të vjetra të viktimës pasi ka qenë pjese e bandës së Durresit dhe vazhdonte të ishte një ndër eksponentët kryesorë të botës se krimit në Durrës. Gjithashtu ai njihet edhe si mik i Emiljano Shullazt.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes janë gjetur 22 gezhoja. Policia ka bërë me dije se autoret kanë qenë me kapuç ne koke dhe me shall. Në momentin kur ata i kanë prerë rrugën automjetit në të cilin lëvizte Çekiçi, shoferi i këtij të fundit është larguar me vrap, sapo ka parë që njëri prej autorëve ka nxjerrë armën. /albeu.com/


Shtuar 21.03.2021 10:17