“E sfidoj të vizitohet!”, Meta bën deklaratën e fortë për shëndetin mendor të Ramës

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama gjatë një interviste në “Opinion” në Tv Klan.

Me tone ironie, Meta u shpreh se Rama pas zgjedhjeve të 25 Prillit mund të shkojë në spitalin psikiatrik të Vlorës apo të Elbasanit, pasi kartela e tij është publike.

Meta: Jam i gatshëm që në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrat.

Fevziu: A ju duken normale që kryeministri dhe presidenti akuzojnë njëri-tjetrin?

Meta: Ajo është kujdes për shëndetin e tjetrit.  Kartela e tij mjekesore është publike. E ftoj te bejmë te dy nje kontroll mjekesor per shendetin mendor dhe perdorimin e drogës.

Kjo çështje do zgjidhet kështu: atje do të shkojë, po nuk i pëlqeu Vlora, në Elbasan. Ka dhe Çimkë Selamin aty afër.

 

 


Shtuar 15.04.2021 21:34