Një spirancë mbi 1500 vjeçare është gjetur në shtratin e lumit Mat në Skuraj të Kurbinit. Dyshohet se zbulimi i përket një anijeje të tonazhit të rëndë, ajo u vu re nga një i ri në muajin gusht teksa po lahej me miqtë në lumë.
Sipas Ded Margjonit, specialist i trashëgimisë kulturore, e veçanta e kësaj spirance është zinxhiri i saj rreth 6.6 m i gjatë, që tregon së është përdorur nga anije e tonazhit të rëndë.
Zinxhirët janë të ngjitur me nxehje dhe ky zbulim konsiderohet i rëndësishëm.
Kjo spirancë sipas specialistit të Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Ded Margjoni, mendohet se i përket shekullit të 5-6 në periudhën kur lumi Mat ishte i lundrueshëm.