Në orët e para të mëngjesit, një avion i vogël stërvitor i Forcave Ajrore, është rrëzuar në zonën e Kalamatës në Greqi.
Sipas të dhënave paraprake, avioni T-2 Buckeye, për motive ende të paqarta është rrëzuar rreth 500 metra larg aeroportit nga ku u ngrit.
Avioni humbi kontrollin, ndërsa po i afrohej aeroportit, pranë gardhit rrethues.
Sipas njoftimit zyrtar të Forcave Ajrore greke, avioni u rrëzua në orën 11:28 dhe piloti 40-vjeçar Epaminondas Kosteas ka humbur jetën.
Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e rrëzimit të tij dhe specialistët ndodhen në vendngjarje.
Forcat Ajrore të Greqisë, kanë blerë 40 avionë të tillë në vitin 1976, të cilët ishin edhe avionët e parë stërvitor të Forcave Ajrore Greke.