E rëndë/ Rrëzohet avioni, 7 persona humbin jetën

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku shtatë persona humbën jetën, kur një avion i vogël u rrëzua në një zonë rurale në Minas Gerais, në pjesën juglindore të vendit gjigant, thanë autoritetet vendase.

Aeroplani me një motor, i cili ishte nisur nga Cabinas në Sao Paulo, u rrëzua pasi shpërtheu në mes të fluturimit rreth orës 10:30 pranë qytetit të Itapeva, tha departamenti i zjarrfikësve të Minas Gerais.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Aviacionit Civil të Brazilit (ANAC), ishte një aeroplan shërbimi privat me një motor nga viti 1996.

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të avionit.


Shtuar 29.01.2024 07:48