Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kukës. Një 82-vjeçar ka harruar sobën e druve ndezur gjatë natës duke bërë që të bjerë zjarr. Nga zjarri, i moshuari ka humbur jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Kukës/Informacion paraprak .
Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com