Një grua shqiptare është gjetur e pajetë në rrugë në Greqi. Alarmi është ngritur nga kalimtarët, të cilët kanë parë një grua të vdekur në mes të rrugës në Menidi.
Sipas informacioneve të para, gruaja e cila është 40-vjeçe me origjinë nga Shqipëria, është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë.
Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.
Vlerësimi i parë i policisë që ka shkuar në vendngjarje është se bëhet fjalë për një vrasje.
Pas identifikimit të gruas, policia ka nisur kërkimet në të kaluarën, duke kërkuar prova që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes, ku provat e para tregojnë për një histori të dhunës në familje me viktimën e gruas fatkeqe, e cila dyshohet se ka bërë të paktën një ankesa përkatëse në fillim.