Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Patos, ku djali ka plagosur me thikë nënëe tij në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e tyre.
E plagosura është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mbetet ende të paqarta rrethanat.
Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia.
Njoftimi i policisë:
Fier Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit. /albeu.com