E RËNDË/ Makina hyn mes turmë së karnavaleve në Belgjikë, gjashtë të vrarë

Gjashtë persona janë vrarë në Belgjikë pasi një makinë u fut në një turmë që ishte mbledhur për të marrë pjesë në  karnavale të dielën në mëngjes në qytetin La Louvière, thanë autoritetet.

Mësohet se janë plagosur rreth 20 persona.

Rrethanat janë të paqarta por ngjarja është cilësuar si aksident. Raportet e mediave belge thonë se një motiv terrorist nuk po konsiderohet në këtë fazë.

“Një makinë që udhëtonte me shpejtësi të madhe u përplas në turmën që ishte mbledhur për të marrë pjesë “ tha për agjencinë e lajmeve Belga, kryetari i bashkisë së qytetit jugor belg, Zhak Gobert.

Incidenti ndodhi rreth orës 05:00 CET (0400 GMT) në Strepy-Bracquegnies, një fshat i cili është pjesë e qytetit industrial të La Louvière, thanë autoritetet.

Një numër i vlerësuar më parë i katër të vdekurve u rrit në gjashtë.

Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e kryetarit, një grup prej rreth njëqind personash sapo kishin dalë nga një sallë duke u nisur për në qendër të fshatit, kur një automjet u fut mes turmës

“Ajo që supozohej të ishte një festë e këndshme është kthyer në një tragjedi. Ne po monitorojmë situatën nga afër,” shkroi në Twitter Ministrja e Brendshme Annelies Verlinden. “Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet dhe miqtë e atyre që vdiqën dhe u plagosën në incidentin që ndodhi këtë mëngjes në Strépy.”

Zyra e prokurorit do të flasë më vonë gjatë ditës së sotme, shtohet në deklaratë.