Të shtunën në mbrëmje, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku kryetari i Bashkisë së Churumuco, Michoacan, Guillermo Torres, 39-vjeç u qëllua për vdekje.
Ai u sulmua me armë zjarri teksa ishte në një restorant në Morelia, bashkë me djalin e tij 14-vjeçar. I mituri i ka shpëtuar plumbave, ndërsa politikani ka ndërruar jetë në spital.
Torres fitoi zgjedhjet si kryebashkiak si anëtari i Partisë Revolucionare Institucionale në vitin 2022, Së fundmi, ai kishte dhënë dorëheqjen nga kjo parti dhe kishte bërë publike simpatinë e tij për një tjetër parti.
Krimi ndodhi në mes të fushatës elektorale, për zgjedhjet presidenciale të 2 qershorit.
Vdekja u konfirmua nga guvernatori i Michoacan, Alfred Ramirez Bedolla, i cili po ashtu shprehur edhe ngushëllimet e tij.