E rëndë, burri vret gruan dhe 3 vajzat pas një sherri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çikago, Shtetet e Bashkuara, ku babai i pesë fëmijëve akuzohet se ka vrarë gruan dhe tre vajzat e tij në shtëpinë e tyre, pasi sipas tij gruaja ishte e përdalë dhe donte vetëm para.

63 -vjeçari Maher Kasem mëngjesin e së dielës, qëlloi 7 herë gruan e tij 53-vjeçare Majeda dhe vajzat Halema, 25, Zahia, 25 dhe Hanan, 24, brenda shtëpisë së tyre në Tinley Park.

Të lidhura

None found

Në momentin e vrasjes së katërfishtë, njëri nga dy djemtë e familjes ndodhej brenda në shtëpi dhe po flinte.

Kasem, i cili kishte dalë në pension së fundmi, u tha oficerëve se gruaja e tij ishte gjithmonë e shqetësuar për paratë dhe veçanërisht për mënyrën se si mund t’i siguronte ato.

Para vrasjes Kasem, ka qenë duke u zënë me njërën nga vajzat e tij në bodrumin e shtëpisë, ndërsa djali i tij 19-vjeçar po flinte në një dhomë tjetër.

Djali thuhet se dëgjoi babanë e tij duke ecur lart e poshtë shkallëve, më shumë se një herë ndërsa dy motrat e tjera dhe nëna e tij u përpoqën ta qetësonin.

Papritur djali dëgjoi të shtëna armësh dhe shkoi në bodrum, ku pa nënën e tij të shtrirë në dysheme.

Më pas babai qëlloi sërish gruan dhe vajzat në sy të të birit.

Pas të shtënave, Kasemi thirri policinë për të raportuar se gruaja e tij ishte qëlluar, por nuk dha detaje të tjera.

Kur mbërritën oficerët, ata e pyetën se ku ishte viktima dhe ai tregoi me gisht për në bodrum.

Policia më pas e pyeti Kasemin nëse dikush tjetër ishte qëlluar dhe ai u përgjigj se kishte katër viktima.

Familjarët e autorit thanë se ai kishte nën vëzhgim të rreptë gruan dhe vajzat e tij dhe një sherr mes tyre ka çuar në vrasjen e tyre.

“Ai nuk e linte gruan të dilte nga shtëpia. Unë vija dhe e nxirrja fshehurazi jashtë. Ai po i thoshte të mos fliste me mua”, tha kushëriri Mohamed Kasem.

 


Shtuar më 25.01.2024 12:27

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber