Një burrë nga Afrika e Jugut akuzohet për përdhunimin e pesë fëmijëve të tij, të moshës 3 deri në 13 vjeç, të cilët i drogoi duke u dhënë atyre ekstazi.
Rasti i tmerrshëm u zbulua nga nëna e fëmijëve, katër djem dhe një vajzë e moshës 3 vjeç. Fëmijët konfirmuan se ishin sulmuar seksualisht nga babai dhe xhaxhai i tyre. Nëna u ankua tek autoritetet se zbuloi se burri i saj përdhunonte fëmijët e tyre të mitur në mënyrë të përsëritur pasi ai më parë ishte siguruar që t’u jepte drogë, shtoi prokurori.
Një certifikatë mjekësore e lëshuar nga një gjinekolog thotë se tek fëmijët janë gjetur shenja të dhunës seksuale. Droga u gjet në një dollap të përdorur nga babai i tyre. Ky i fundit pohoi se i bleu drogat nga një endacak i cili i tha se ishte një afrodiziak. Dy burrat janë paraburgosur dhe mund të përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë./albeu.com