E rëndë, 3-vjeçari vret vëllain e tij duke e përplasur me një karrocë golfi

Një tre vjeçar duke drejtuar një karrocë golfi ka përplasur vëllanë e tij më të madh në shtëpinë e tyre në Florida.

Ngjarja fatale ka ndodhur pasditen e së hënës në qytetin Fort Myers. Viktima, shtatë vjeç, pësoi lëndime kritike dhe u dërgua me urgjencë në spital ku u shpall i vdekur, raportoi WFLA.

Është ende e paqartë nëse vëllezërit e motrat ishin vetëm në shtëpi dhe se si djali i vogël fitoi akses në karrocën e golfit.

Mësohet se ai nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, por nuk u lëndua nga ngjarja.

Detaje të mëtejshme rreth asaj që ndodhi mbeten të pakta dhe të dy të rinjtë mbeten anonimë në mediat vendase.

“Ne ende po e zgjidhim këtë çështje dhe çfarë e shkaktoi tragjedi. Nuk e dimë nëse sëse shtatëvjeçari ishte jashtë karrocës, apo ishte fillimisht në karrocë me tre vjeçarin, tha për Fox 4, togeri i Patrullës së Autostradës së Florida, Greg Bueno.

“Ne duam të dimë se ku ishin të rriturit, kush ishte në pronë kush ishte jashtë, kush ishte brenda”, shtoi Bueno.

Kjo ngjarje vjen pasi guvernatori i Floridës Ron DeSantis nënshkroi një projektligj në maj që rrit moshën për shoferët e karrocave të golfit.


Shtuar 19.07.2023 16:19