E përndiqte dhe tentoi të abuzonte me të renë, arrestohet 33 vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33 vjeçar i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë me një 32 vjeçare.

Policia njofton se u arrestua Gj. K., 33 vjeç,  pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 6.04.2021 08:43