Zërat për largimin e Dembele, Koeman: Do të doja të qëndronte te Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është shprehur së është i hapur për rinovimin e kontratës me sulmuesin francez, Ousmane Dembele.

Sulmuesi ditën e djeshme i dha fitoren ekipit katalanas me një gol në minutat e fundit ndaj Valladolid.

Me 12 muaj kontratë të mbetur, ish ylli i Dortmundit është i lidhur me kalimin në Itali ose Angli.

Pavarësisht spekulimeve, Koeman konfirmoi se dëshiron ta mbajë 23-vjeçarin në Kataluni.

“Do të doja që Dembele të qëndrojë, është lojtar i rëndësishëm për ne”.

“Ai tregoi vetën me lojën dhe golin. Çelësi është që fizikisht është përmirësuar dhe ka luajtur disa ndeshje radhazi”, tha ai.

Këtë edicion Dembele ka realizuar 10 gola në të gjitha garat. /albeu.com/


Shtuar 6.04.2021 08:04