E pazakontë! Qytetari shkon të votojë, sistemi e nxjerr sikur ka votuar 2 herë

Një ngjarje e paprecendent ka ndodhur ditën e sotme në Polican ku një qytetar nuk lejohet që të votojë.

Një qytetar i identifikuar si Ledjan Jaçaj, në njësinë administrative të Tërpanit në Poliçan, rezulton në sistemin e identifikimit elektronik, se ka votuar dy herë, gjë të cilën ai vetë e mohon.

Qytetari shprehet se ai nuk ka votuar më parë, dhe tashmë po i mohohet e drejta e votës, për shkak të problemit në makinerinë e identifikimit elektronik të qytetarëve.

Ka qenë sistemi i identifikimit elektronik ai që e ka nxjerrë Jaçajn, sikur ka votuar dy herë.

Qendra ku ai ka shkuar për të votuar është ajo me numrin 3370 që gjendet në shkollën 9-vjeçare të Tërpanit.


Shtuar 25.04.2021 10:00