E paralajmëron eksperti amerikan: Vaksina anti Covid-19 do të bëhet e detyrueshme nga shtatori!

Eksperti kryesor i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive, Dr Anthony Fauci, thotë se mbështet plotësisht bërjen e detyrueshme të vaksinimit për disa kategori personash, si për shembull ata që punojnë në sektorin privat, në kolegje, shkolla apo universitete.

Duke folur për mediat amerikane, Fauci ka thënë se është koha që të përdoret një tjetër mënyrë që personat e pavaksinuar të binden për të kryer vaksinat anti-Covid.

Por vaksinimi i detyruar në SHBA pritet të bëhet nga muaji shtator, pasi ekspertët presin që Administrata e Ushqimit dhe Barnave të japë miratimin e plotë për vaksinën Pfizer deri në fund të muajit gusht.

“Shpresoj – nuk parashikoj – shpresoj se do të jetë brenda javëve të ardhshme. Shpresoj që të jetë brenda muajit gusht. Nëse është kështu, ju vaksina do të bëhet e detyruar në kolegje, universitete, biznese, dhe unë e mbështes fuqimisht këtë. Ka ardhur koha. … Duhet të bëjmë një hap shtesë për t’i vaksinuar njerëzit”, tha ai.

FDA ka dhënë vetëm miratimin e përdorimit emergjent të vaksinave Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson, por agjencia pritet që së shpejti të japë miratimin e plotë për Pfizer.

Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden ka deklaruar se qeveria federale nuk do të urdhërojë vaksinimet për njerëzit përveç punonjësve të qeverisë, por gjithnjë e më shumë po u kërkon shteteve dhe pushteteve lokale, si dhe bizneseve që të marrin në konsideratë urdhra të tillë, shkruan panorama.

Fauci, i cili është këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden, tha se “duhet të bëhen urdhërime në nivelin lokal” për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së virusit.


Shtuar 9.08.2021 15:00