E moshuara hidhet nga pallati në “Don Bosko”, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë. Një e moshuar është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, në zonën e Don Boskos dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Me datë 08.01.2022, rreth orës 07:50, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja D. L., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 8.01.2022 08:41