Kievi në terr, bien sirenat e sulmit ajror (VIDEO)

Sirenat e sulmit ajror kanë nisur në Kiev ndërsa qyteti po përgatitet për një natë tjetër sulmesh ruse.

 

Kujtojmë se një shtetrrethim në mbarë qytetin ka hyrë në fuqi në Kiev dhe do të zgjasë deri të hënën në mëngjes.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko thotë se kushdo që shihet në rrugë do të konsiderohet si një “diversant” rus dhe kështu popullsia po “zhytet” në shtëpi, strehimore, bodrume dhe stacione metroje ndërsa presin një sulm të ri rus./albeu.com


Shtuar 26.02.2022 22:38