Zjarr në Tiranë, pallati përfshihet nga flakët

Mëngjesin e sotëm në orën 08:53 në rrugën “Teodor Keko” ka rënë zjarr në katin e gjashtë e një pallati. Mësohet se menjëherë janë evakuuar banorët e rrezikuar dhe deri tani bëhet me dije se ka vetëm dëme materiale.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 18.11.2021, rreth orës 08:53 në rrugën “Teodor Keko”, ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /albeu.com/

 


Shtuar 18.11.2021 09:35