Sot vendoset për Klodian Çalamanin, familjarët e Mateos përplasen me policinë e hyjnë me dhunë në gjykatë

Sot jepet masa e sigurisë për shtetasin Klodian Çalamani i cili vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiu.

Burimet bëjnë me dije se familjarët e viktimës i janë drejtuar sot gjykatës nga ku kanë kërkuar të marrin pjesë në seancë.

Policia nuk i ka lejuar ata gjë e cila ka sjellë përplasje mes tyre dhe disa prej tyre kanë arritur të futen brenda ambienteve ku do të mbahet seanca. /albeu.com/

 

 


Shtuar 18.11.2021 09:45