Vrau Klodian Rashën, dënohet me 15 vite burg Nevaldo Hajdaraj

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Nevaldo Hajdarajn, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Klodian Rashës. Hajdari do të vuaj vetëm 10 vite të dënimit, për shkak se ka përfituar ulje me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi që i riu të dënohet në minimum, kërkesë që nuk u pranua. Ndërkohë që vetë Hajdaraj nuk foli gjatë seancës.

Klodian Rasha, u vra më 8 dhjetor, pasi u qëllua nga një distancë prej 5 metrash largësi nga efektivi i policisë.

Ngjarja shkaktoi një valë protestash në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendi.

Fillimisht Hajdaraj u akuzua për “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” por më pas nga pamjet filmike dhe provat e administruara prokuroria e Tiranës riklasifikojë veprën dhe akuzoi efektivin për “Vrasje me dashje”.


Shtuar 14.07.2021 13:41