EMRAT/ Tronditet Tropoja, vritet me armë zjarri një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë. Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur në fshatin Çerem, në Tropjë.

Burimet bëjnë me dije se ka mbetur i vdekur një shtetas, Isat Goçaj, 49 vjeç, banues në Çerem.

Pasi ka identifikuar autorin, Altin Ismaili Isufi, i cili mësohet se është punonjës i zjarrëfikëses,  policia ka rrethuar zonën.

Dyshohet se autori dhe viktima banonin në të njëjtin fshat ndëkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar. Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Isat Goçaj, 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 4.09.2021 17:06