Trafikonte bomba me telekomandë, arrestohet elbasanlliu i rrezikshëm

Policia ka vënë në pranga një shtetas në Elbasan pasi akuzohet se trafikonte bomba/mina me telekomandë. Në pranga ka rënë shtetasi A. K., 48 vjeç, banues në Durrës.

“…një shtetas që ndodhej në një lokal në fshatin Bradashesh, Elbasan, kishte me vete mina me telekomandë, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bradasheshi, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A. K., 48 vjeç, banues në Durrës.”- njofton policia e Shtetit.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi Artur Kazanxhi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bradasheshi”.

Goditet një rast i trafikimit të minave me telekomandë.

Sekuestrohen dy mina me telekomandë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të minave me telekomandë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në fshatin Bradashesh, Elbasan, kishte me vete mina me telekomandë, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bradasheshi, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A. K., 48 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 20.05.2021 08:52